E shtunë, 21 Shtator, 2024

Hana Qerimi nga Kosova fiton çmimin ‘Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor’

- Advertisement1-

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, në mesin e rreth 250 nominimeve këtë vit, ka zgjedhur Hana Qerimi si ‘Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor’ dhe një nga gratë sipërmarrëse të vitit 2023, për kontributin e saj në ndërmarrësi dhe inovacion përmes Shkollës Digjitale dhe StarLabs.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të “Shkolla Digjitale”, bëhet e ditur se Hana Qerimi vazhdon të vlerësohet për ndikimin e saj në fushën e TIK, duke udhëhequr në zhvillimin e inovacionit në rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm.

- Advertisement -

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim juria vlerësuese e kësaj gare ishin: Andriola Kambo, drejtoreshë ekzekutive në Union of Albanian Municipalities, Brankica Rakovic, kryeredaktore e revistës Lola dhe pronare e agjencisë së marketingut digjital Dot Media, Shqipe Breznica, drejtoreshë vendore në Hilfe zur Selbsthilfe e.V, Branimir Zugic, bashkëthemelues dhe drejtor i Programit, Industries Creative dhe Media Forum Kotor, Zagorka Blazevska, CEO Vita Nova dhe Jelena Mihajloviq-Tanasijevic, shefe e Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Asociacioni i Autoriteteve Lokale në Serbi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...