Hana fillon sot shkollën, Mozzik bën dedikim për të

- Advertisement5 -

Ajo është padyshim një nga bebet më të dashura në mediat sociale. Hana e Mozzik dhe Loredanës është rritur në sytë e shqiptarëve, pasi reperët ndryshe nga shumë figura të tjera e kanë prezantuar me botën që kur ishte e sapolindur.

- paragrafi 1 -

Ata i kanë krijuar edhe një llogari në Instagram prej ditës së lindjes dhe aktualisht Hana ka 340 mijë ndjekës. Si Mozzik, ashtu edhe Loredana postojnë shpesh foto e video me të bijën e cila ka vjedhur zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj.

- Advertisement - M1

Vitet kalojnë shpejt dhe Hana mbush 5 vjeç këtë vit. Sakaq, sot ajo ka nisur shkollën. Këtë e ka zbuluar Mozzik përmes disa postimesh shumë të ndjeshme në Instagram. Fillimisht ai ka ndarë një foto të sajën duke shkruar: “Hana po fillon shkollën sot.

Më pas ai ka treguar se e ka shoqëruar në shkollë. Teksa ka shprehur edhe emocionet e tij në këtë ditë domethënëse.

“Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë”- shkruan ai.

- Advertisement - m2

640 0 64e321b36b853 169x300 1