Hana diplomon me notën 10, e dhjeta në familjen Hodolli me gradën Master



nder titull

- Advertisement5 -

Një histori e veçantë suksesi familjar ka mbërritur në redaksinë e AlbanianEducation.net, ku familja Hodolli ka ndarë rrugëtimin e saj të ndërtuar mbi punën, sakrificën dhe dashurinë për arsimin.

- paragrafi 1 -

Me dhjetëra të diplomuar në fusha të ndryshme, kjo familje vazhdon të dëshmojë se investimi në dije është vlera më e madhe.

- Advertisement - M1

Së fundmi, këtij rrugëtimi i është shtuar edhe një tjetër sukses i rëndësishëm, pasi Hana Hodolli Hyseni ka përfunduar me sukses studimet master, duke u bërë e dhjeta në familje që fiton këtë gradë akademike.

Më poshtë gjeni mesazhin e plotë të familjes Hodolli, të dërguar për redaksinë tonë. 

Çdo familje ka historinë e saj, por historia e familjes sonë është ndërtuar mbi punën, sakrificën dhe dashurinë për dijen.

- Advertisement - m2

Nga dy prindër të thjeshtë, babai Sylejman dhe nëna Zyla, është krijuar një familje që sot numëron shumë suksese. Deri më tani kemi 18 të diplomuar në fakultete të fushave të ndryshme, 10 me titull Master, një që pritet vitin e ardhshëm të përfundojë doktoraturën në mjekësi dhe një student në fushën e gjuhëve të huaja.

Sot kësaj historie suksesi iu shtua edhe një kapitull i veçantë. Vajza jonë, Hana Hodolli Hyseni, si e dhjeta në familje me gradën Master, mbrojti me sukses temën e diplomës me notën maksimale 10 dhe fitoi titullin MSc.

Kjo arritje është krenari për të, për familjen tonë dhe për të gjithë ata që e njohin. Ajo është shembull i përkushtimit, punës së palodhshme dhe vullnetit për të ecur përpara.

Urime nga zemra, Hana! Të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në rrugëtimin tënd profesional dhe jetësor. Qofshin dijet dhe puna jote gjithmonë udhërrëfyes drejt arritjeve edhe më të mëdha.

Me krenari të veçantë,
Familja Hodolli

Urime MSc. Hana Hodolli Hyseni!

hana

hana2

Shqip | English