E martë, 25 Shkurt, 2025

Hamza: Nxënësit s’u furnizuan me kohë me libra, kostoja nuk u zvogëlua, por u rrit

- Advertisement1-

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, e ka kritikuar Qeverinë aktuale për mënyrën se si kishte zgjedhur t’i furnizojë nxënësit e shkollave të Kosovës me libra.

Hamza tha se ka prindër që ende nuk janë rimbursuar, edhe pse është premtuar një gjë e tillë.

- Advertisement -

Sipas tij, kostoja e blerjes së librave nga shteti ka kushtuar më shtrenjtë sesa në të kaluarën.

“Të tretin (komision) thanë po e bëjmë. Çfarë ndodhi me furnizimin me libra, edhe sot ka njerëz që nuk janë rimbursu, mund të jenë probleme teknike. Nxënësit nuk u furnizuarn me kohë me libra, kostoja jo që u zvogëlua, por u rrit në mënyrë signifikante. Librat kanë kushtu më shtrenjtë se që kanë kushtu në të kaluarën”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se Qeveria duhet të hetohet në lidhje me numrin e lartë të kontratave njëburimore.

“E kuptoj, kur ke një furnizim për ushtrinë, policinë, që mund të jetë kontratë edhe e klasifikuar. Mirëpo, kontrata që s’kanë fare të bëjnë me sigurinë, e me qenë njëburimore, kjo përnime do hetim. Te rezervat shtetërore, përveç sasisë, janë edhe disa pyetje, cili është çmimi i furnizimit, sa ka qenë çmimi i artikujve në momentin e kontraktimit në bursa. Sa ka qenë? Duhet me hetu”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...