Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për vazhdimin e mandatit të drejtorit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, Hamid Qorraj, edhe për katër vitet e ardhshme, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit, në takimin ku mori pjesë edhe drejtori komunal i Arsimit, Besnik Hulaj, u formalizua vazhdimi i mandatit të Qorrajt në krye të kësaj shkolle.
Me këtë rast, kryetari Ramosaj e uroi drejtorin Qorraj edhe për vlerësimin e lartë në performancë, duke e cilësuar atë si dëshmi të punës së suksesshme dhe përkushtimit të treguar gjatë katër viteve të fundit në udhëheqjen e gjimnazit.
Në fund, Ramosaj i uroi Hamid Qorrajt suksese të mëtejshme në ushtrimin e kësaj përgjegjësie, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e institucionit arsimor.