E diel, 19 Janar, 2025

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi, për ju dhe fëmijët tuaj!

- Advertisement1-

Vitet e fundit, festa e Halloween-it po festohet gjithnjë e më shumë, edhe nga shqiptarët. Për të bëhen organizime të vogla në kopshte, shkolla dhe festa për adoleshentë e të rritur. Sidoqoftë, këtë vit, një pjesë e mirë e familjeve janë detyruar ta kalojnë natën e Halloween-it në shtëpi.

Për ta ndjerë sa më shumë atmosferën e 31 tetorit, më poshtë gjeni disa ide të thjeshta gatimesh, që mund t’i realizoni lehtësisht në kuzhinën tuaj.

- Advertisement -

*Halloween është një festë që zhvillohet çdo ditë të vitit, më 31 tetor. Tradita filloi me festivalin e lashtë kelt të Samhain, kur njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për të larguar fantazmat. Me kalimin e kohës, Halloween-i u shndërrua në një ditë aktivitetesh, si “trick or treat”, ku fëmijët trokasin nëpër dyert e fqinjëve, zakonisht për t’u qerasur me karamele, çokollata etj. Në këtë ditë, tashmë njerëzit zgjedhin të shndërrohen në një personazh, që ndonëse supozohet të jetë i frikshëm, nuk ndodh gjithnjë kështu.

1. Lëpirëse si fantazma

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Ju duhen disa lëpirëse, fjongo (lidhëse), pëlhurë ose letër e bardhë dhe një bojë e zezë (stilolaps) për të bërë sytë.

2. Përsëri fantazma

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Mos u trembni! Nuk do ju kërkojmë të bëni gjithë tortën. Mjafton të vendosni në një tavë ose pjatë të sheshtë pak shllak dhe me çokollatë të shkrirë, t’i bëni “fantazmës” sytë.

3. Kungull dhe fantazma të tjera

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

- Advertisement -rrrrrrr

Mandarinat dhe bananet janë frutat që tani mund t’i gjeni më lehtë se kurrë. Shndërrojini ato thjeshtësisht në kunguj halloween-i dhe fantazma.

4. Të tjera fruta fantazmë

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Shkrini çokollatë të bardhë dhe zhysni aty disa mollë. Përdorni çokollatë të shkrirë për të vizatuar fantazmën. Të njëjtën gjë mund të bëni dhe me luleshtrydhe:

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

5. Shiringa

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Mbushini shiringat me reçel luleshtrydheje, ose diçka tjetër në ngjyrë të kuqe ose vishnje.

6. Lakuriqë nate

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Përdorni biskotat që kanë një shtresë të mesme, në ngjyrë të bardhë. Ndajini dy anët e biskotës dhe veçojini diku tjetër të bardhat. Më pas përgjysmoni biskotat, që do të përdorni si krahët e lakuriqit të natës dhe me pjesën e bardhë të biskotave, bëni sytë.

7. Drakula

Halloween në shtëpi: Ide të shpejta dhe argëtuese gatimi,

Ju duhen përsëri biskota më të mëdha, reçel ose një shurup i ëmbël me ngjyrë rozë/të kuqe dhe haribo tip “marshmallow” të bardha.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...