Halime Krasniqi, nga Komuna e Drenasit, diplomoi me sukses të jashtëzakonshëm në Fakultetin e Fizikës, duke e përmbyllur këtë kapitull me notën maksimale 10. 📚🎓
Rruga e saj drejt këtij suksesi nuk filloi sot. Që në vitin 2018, Halimja tregoi talentin e saj të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në garat komunale të fizikës në Drenas dhe më pas duke u renditur e 11-ta në nivel të Kosovës, një arritje e madhe për një nxënëse të apasionuar pas shkencës.
Sot, pas viteve të punës së palodhshme, ajo kurorëzoi përpjekjet e saj me një diplomim të merituar, duke u bërë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre me pasion dhe përkushtim.
Urime Halime! 🇽🇰
Je një model i dijes, disiplinës dhe këmbënguljes. Le të jetë suksesi yt frymëzim për brezat e ardhshëm!
/ Marrë nga DrenicaOnline