E hënë, 24 Shkurt, 2025

Hajnat vjedhin televizorë, laptopë e para në një shkollë në Pejë

- Advertisement1-

Shkolla fillore “8 Marsi” në Pejë së fundmi ka mbetur pa disa laptopë, televizorë e një sasi të parave që u plaçkitën nga hajnat.

Drejtori i shkollës, Turhan Bajraktari, këtë e cilëson si problem shqetësues pasi mungesa e pajisjeve do të shkaktojë problem në organizimin e procesit mësimorë.

- Advertisement -

“Dëmet janë evidente. Ishim në përgatitje për procesin mësimorë për fazën tjetër të pandemisë dhe të kalojmë në mësimin online. Ata televizorë mezi i kemi sigurua. Kanë participua edhe prindërit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bajraktari.

Bajraktari ka një ide si shkolla duhet të jetë më e sigurt ndaj keqbërësve.

“Do të na duhet të vendosim rrjetat edhe pse nuk i preferojmë pasi u ngjasojnë burgjeve. Në këtë rast do të na imponohet t’i mbulojmë dritaret”, shtoi tutje Bajraktari, përcjell Telegrafi.

Me rastin tani janë duke u marrë Policia e Kosovës e cila këtë vepër e kanë konsideruar si vjedhje të rëndë.

“Policia është informuar se në shkollën “8 Marsi” ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe edhe Prokuroria e ka klasifikuar rastin si “vjedhje të rëndë””, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Kjo është hera e dytë që shkolla ka qenë cak i hajnave brenda tri ditësh./Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...