Hajnat thyejnë shkollën në Smirë të Vitisë, dyshohet se janë vjedhur 11 laptopë, një projektor dhe një zmadhues zëri

- Advertisement5 -

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë të komunës së Vitisë janë regjistruar raste të shkatërrimit dhe vjedhjes së pronës shkollore, të cilat kanë shkaktuar shqetësim tek stafi arsimor dhe komuniteti lokal.

- paragrafi 1 -

Përmes një njoftimi publik, drejtuesit e shkollës kanë bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar dhe vjedhur pronën e institucionit arsimor, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme.

- Advertisement -

“Këto veprime dëmtojnë drejtpërdrejt kushtet e mësimit dhe edukimit të nxënësve tanë”, thuhet në reagimin e shkollës, duke theksuar se objekti shkollor është pasuri e përbashkët e komunitetit.

Nga shkolla është bërë apel për përgjegjësi qytetare dhe bashkëpunim, me qëllim që raste të tilla të mos përsëriten. “Ruajtja e shkollës është detyrë e përbashkët dhe përgjegjësi qytetare”, thuhet më tej në njoftim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka dhënë detaje për vjedhjen. Sipas tij, rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.

- Advertisement -

“Drejtori i Shkollës Fillore ‘Dëshmorët e 5 Prillit’ në fshatin Smirë ka raportuar se persona të panjohur, me përdorim force, kanë depërtuar brenda objektit shkollor dhe nga kabineti i informatikës kanë vjedhur 11 laptopë, një projektor dhe një zmadhues zëri, me vlerë të konsiderueshme”, ka deklaruar Hashani.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore, përfshirë hetimet dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë” dhe po hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor në Viti.

Policia ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim dhe se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.