E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tronditet peshkatari, e kap peshkaqenin me fytyrë njeriu / VIDEO

- Advertisement1-

Një peshkatar është tronditur kur hapi barkun e një peshkaqeni dhe pa një këlysh me pamje të çuditshme, fytyra e tij dukej si njeri.


Abdullah Nuren, 48 vjeç, kapi në rrjetën e tij një peshkaqen në ishullin Rote Ndao në provincën Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë të Dielën, 21 Shkurt. Kur i hapi barkun, peshkatari e kuptoi se peshkaqeni kishte qenë shtatzënë me tre këlyshë dhe njëri prej tyre kishte dy sy të mëdhenj rrumbullakë.

- Advertisement -

 

Abdullah e vendosi peshkaqenin e vogël mbi një karton dhe në pamjet e shpërndara nw internet duket sikur ka një fytyrë njerëzore. Abdullah tha se ishte këlyshi i vetëm i deformuar.

“Fillimisht gjeta një peshkaqen nënë të kapur në rrjetën e peshkarexhave. Të nesërmen hapa barkun e peshkaqenit nënë dhe gjeta tre këlyshë. Dy ishin si nëna dhe këlyshi tjetër dukej sikur kishte një fytyrë njerëzore”.

Peshkatari e mori në shtëpi peshkaqenin e vogël dhe po e ruan aty. Ai tregon se fqinjët i kanë ofruar para për ta blerë, por ai nuk pranoi ta shiste atë.

“Shtëpia ime ka qenë e mbushur me njerëz që duan të shohin peshkaqenin. Shumë njerëz duan ta blejnë, por unë do ta ruaj, mendoj se do të më sjellë fat të mirë”, u shpreh ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...