E diel, 23 Shkurt, 2025

Habit shkenca: Truri nuk “fiket” njëkohësisht me trupin, çfarë ndodh pas vdekjes së njeriut

- Advertisement1-

Shkencëtarët kanë vënë re një rritje të çuditshme të aktivitetit të trurit tek pacientët e pajetë. Ky është ndër rastet e rralla kur studiuesit kanë mundësinë të masin aktivitetin e trurit tek njerëzit menjëherë pas vdekjes.

Thuhet se ky lloj ekzaminimi tek njerëzit në vdekje klinike ose disa minuta pasi ndërrojnë jetë shpjegon fenomenin e çuditshëm që ne shpesh e shohim nëpër filma si: imazhet e njëpasnjëshme të të gjitha momenteve të jetës.

- Advertisement -

Në studimin e fundit, 4 pacientëve në koma iu hoqën aparaturat që i mbanin në jetë me lejen e familjeve të tyre. Teksa ata po kalonin në arrest kardiak, ekspertët mjekësorë matën përmes sensorëve të elektroencefalogramit aktivitetin e trurit të pacientëve. Ata zbuluan se truri i dy prej pacientëve ishte hiper-aktiv edhe pse zemra e tyre ndaloi rrahjet.

Gjithmonë është thënë që truri vdes në të njëjtën kohë me trupin, por tashmë shkencëtarët kanë një mendim më kritik për këtë. Në bazë të studimeve të kryera rezulton se njerëzit e ruajnë një nivel të caktuar të vetëdijes së tyre që u jep atyre mundësinë të shohin imazhe siç janë ëndrrat ose halucinacione.

Autori kryesor i këtij studimi Jimo Borjigin është shprehur për mediat e huaja se po vëzhgon dhe raste të tjera për të dalë me konkluzione akoma më të qarta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...