E hënë, 25 Nëntor, 2024

E thonë shkencëtarët: Koha e vdekjes mund të parashikohet

- Advertisement1-

Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili prej nesh do të dinte saktë se kur do të vdiste?

Me siguri do të do ta planifikonim krejtësisht ndryshe kohën tonë të cilën e kalojmë në këtë planet.

- Advertisement -

Biologët e ndajnë jetën në tri faza – faza e zhvillimit, faza e pjekurisë dhe faza e pleqërisë. Mirëpo, disa hulumtime tregojnë që ekziston edhe faza e katërt, e cila drejtpërdrejt i paraprin vdekjes, të cilën e kanë quajtur “spiralja e vdekjes”.

Për të sqaruar këtë çështje shkencëtarë të universitetit të California në Irvine, morën në studim mizat e frutave – Drosophilia.

U morën 2 828 femra dhe u vendosën secila në mjedis me dy meshkuj. Femrat zhvendoseshin çdo ditë në epruveta të reja dhe u numëruan vezët që ato linin pas deri në momentin e vdekjes, që te këto insekte ndodh natyralisht pas disa javësh nga momenti i lindjes.

Nga studimi i kryer u vu re se te femrat që ishin dy javë para vdekjes numri i vezëve në një ditë ra. Por kjo ishte konsistente jo në lidhje me moshën, por me faktin se insektit po i vinte vdekja. P.sh një insekt në moshën 60 ditore po i afrohej vdekjes, sërish numri i vezëve të lëshuara prej saj binte. E njëjta gjë ndodhte edhe me një insekt të moshës 15 ditore që po i drejtohej vdekjes së parakohshme. Për shkencëtarët kjo sjellje fiziologjike përkufizon një fazë të katërt të jetës së një specieje, që dallon nga fëmijëria, mosha e rritur, apo jeta e vonët. Ajo u quajt Spiralja e Vdekjes.

Ky moment u konstatua në vitin 2007 dhe qysh atëherë janë marrë më shumë të dhëna siç ishin p.sh ato në vitin 2012, kur u vu re se e njëjta rënie në fertilitetin e mizave meshkuj, përkonte me afrimin e vdekjes së tyre.

Çka do të thotë se është i vërtetë përgjithësimi se me plakjen bie edhe aftësia riprodhuese e meshkujve, por kjo aftësi bie shumë edhe tek individë që po shkojnë drejt vdekjes, pavarësisht moshës.

- Advertisement -rrrrrrr

Ky model sjelljeje padyshim jep mundësi teorike që shkencëtarët të parashikojnë vdekjen e një mize në të cilën konstatohet kjo rënie e fertilitetit.

“Po parashikojmë 80% të vdekjeve me saktësi”, citon BBC-ja një nga shkencëtarët që merren me studimin në fjalë.

Por jo të gjithë bien dakord. James Curtsinger nga universiteti i Minnesota në SHBA mendon se nuk bëhet fjalë për një fazë të katërt. Ai nuk bie dakord as me emërtimin Spirale e Vdekjes, ndonëse konsensusi për pauzat e mortaliteti qëndron.

Si mund të gjejë shpjegim apo analogji te njerëzit ky eksperiment? Është ende herët, por fakti që çdo gjë lidhet me fertilitetin është shumë domethënës. Edhe pse njeriu është ndoshta e vetmja specie që kryen planifikim familjar siç njihet deri më tani, apo që kryen marrëdhënie seksuale përtej nevojave riprodhuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop