Çifti, Guxim Bytyqi dhe Jehona Telaku sot kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga Guximi:
Sot, familjeve Bytyçi dhe Telaku iu shtuan dy doktorë të rinj!
Para Komisionit Vlerësues, sot mbrojta me sukses temën e diplomës, duke përmbyllur kështu një kapitull të gjatë e të rëndësishëm të jetës sime me sukses.
Faleminderit familjes sime për mbështetjen, durimin dhe besimin gjatë gjithë këtyre viteve.
Faleminderit të fejuarës sime, Jehonës, që ka qenë krahu im i djathtë në çdo hap të kësaj rruge, duke i bërë edhe ditët më të vështira më të lehta.
Mentores sime, Prof. Asoc. Dr. Aurora Bakalli, i shpreh mirënjohjen më të thellë për këshillat, sugjerimet dhe kritikat që ndihmuan që ky punim diplome të marrë formën më të mirë të mundshme.
Faleminderit Profesorëve, Asistenteve, Kolegëve dhe Shokëve të studimeve që, në një mënyrë apo tjetër, kanë kontribuar në ndërtimin tim profesional.
Me mirënjohje dhe emocion,
Dr. Guxim Bytyçi