Grupit të motoçiklistëve nga Prishtina ju ndodh e papritura, bien në lloç të gjallë / VIDEO

- Advertisement -

Grupi i motoçiklistëve “Enduro Bung” nga Prishtina planifikoi të kishte një vikend me plotë adrenalinë, por jo çdo gjë i shkoi sipas planit.


Teksa ata po testonin fuqinë e motorëve të tyre, për një moment i gjithë grupi ra në një pellg balte të madh në fshatin Kishnicë, jo shumë larg kryeqytetit.

- Advertisement -

Edhe pse situata e krijuar ishte mjaftë e vështirë, ky grup shokësh e mori çdo gjë me sportitivitet, ku incizuan gjithë ngjarjen dhe pastaj e publikuan në faqen e tyre ku edhe u bë virale duke marrë shumë komente, pëlqime dhe shpërndaje.

Atyre iu nevojitën dy ditë që të largonin motorët e tyre nga balta dhe nuk e kishin aspak të lehtë.