Grupi i dytë i pushuesve të SBASHK-ut arrin në bregdetin shqiptar

- Advertisement -

Teksa të 88 pushuesit e grupit të parë kanë përfunduar pushimin e organizuar nga SBASHK-u në bregdetin shqiptar duke bërë forografi të shumta që të ruajnë kujtimet nga ky aktivitet tradicional, në bregdetin shqiptar po sot ka arritur grupi i dytë prej 203 anëtareve e anëtarëve të SBASHK-ut, që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale nga shumë komuna të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jasharaj, duke u përshëndetur me grupin e parë i ka përgëzuar ata për qendrimin e dinjitetshëm dhe ka shprehur respekt për koordinarorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror që po bëjnë angazhime maksimale për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.

- Advertisement -

Kryetari Jasharaj ka përshëndetur edhe pushuesit e grupit të dytë duke ju dëshiruar momente të bukura buzë valëve të detit shqiptar.

Jasharaj është shprehur i bindur se edhe pushuesit e grupit të dytë do të kenë sjellje dinjitoze dhe do ta ruajnë figurën e punëtorit arsimor dhe emrin e respektuar të SBASHK-ut.