Gruaja u hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin

- Advertisement -

Një çift prindërish, foshnja e të cilëve u hodh nga dritarja e maternitetit nga një grua, kanë vendosur që ta falin këtë grua.


Viktoria Ivanova sapo kishte lindur djalin e saj Volodya, në maternitetin e qytetit rus Sterlitamak, kur ndodhi incidenti tragjik. 29-vjeçarja Alina Araslanova kapi foshnjen dhe e hodhi nga dritarja. Bebi vdiq në vend.

- Advertisement -

Alina vetë sapo ishte bërë prind për herë të dytë kur bëri veprimin e tmerrshëm. Mediat lokale raportuan se Alina kishte qenë e shtruar në një spital psikiatrik për depresion, por kishte dalë.

Bashkëshorti i Viktorias tha se e kanë falur Alinën dhe nuk duan që ajo të dënohet. Ai theksoi se çifti e ka pranuar atë që ndodhi dhe duan që Alina të “vazhdojë jetën e saj”.