E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gruaja shtatzënë hidhet në oqean për të shpëtuar bashkëshortin nga peshkaqeni

- Advertisement1-

Nuk thonë kot që femra është një forcë e madhe dhe shumë e guximshme.

Një grua shtatzënë, nuk u mendua dy herë për tu hedhur në ujë sapo vuri re një peshkaqen që po i afrohej bashkëshortit të saj ndërkohë që ai ishte duke kryer një zhytje.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Florida, ndërkohë që çifti ishin në një anije me familjarët e tyre. Sapo burri i saj u hodh në oqean, një peshkaqen i gjendur aty afër, u sul drejt tij. Margot, sipas deklaratës së lëshuar në polici, nuk e mendoi rrezikun ndaj saj por u hodh menjëherë në ujë për ta shpëtuar.

Reagimi i shpejtë i saj bëri që Andrew të mund të ngjitej me shpejtësi në anije dhe të shoqërohej drejt spitalit më të afërt për të trajtuar plagët e marra. Këto të fundit ishin të rënda siç deklaruan mjekët më vonë por mund të kishte shkuar edhe më keq nëse gruaja e tij nuk do të kishte ndërhyrë për ta ndihmuar.

Fatmirësisht, Margot është shëndoshë e mirë, gjithashtu edhe fëmija.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...