Shumë kishin dalë atë natë për të parë rënien e meteorit mbi liqenin Louise në Kanada, ndërsa Ruth Hamilton as që ia kishte idenë një fenomeni të tillë, madje ishte duke fjetur.
Natën e 4 tetorit, ajo u zgjua e tmerruar nga një zhurmë e madhe, ndërsa më pas vërejti pluhur të ngritur në dhomën e saj të gjumit.
“U ngrita, ndeza dritën dhe s’po kuptoja asgjë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa pash një gur në jastëkun tim. Telefonova policinë dhe ata erdhën menjëherë”, tregon gruaja. Ata telefonuan kompaninë në një kanion aty pranë nëse po bëheshin shpërthime, por nuk ishte kështu. Ata thanë se kishin parë diçka që kishte shpërthyer në qiell, ndërsa më pas u konfirmua se bëhej fjalë për një meteor.
Për fat të mirë, Ruth Hamilton nuk pësoi asnjë lëndim edhe pse ishte pak centimetra nga vdekja që kurrë nuk do ta kishte menduar. Ajo është shprehur se do ta mbajë gurin si një kujtim për nipërit dhe mbesat e saj.