- Advertisement1-
Një grua që shet rroba të përdorura në tregun popullor të Papagout në Greqi ka bërë një gjest të rrallë.
Ajo ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar. Gruaja e identifikuar si Aleka i ka dorëzuar ato në polici në rast se dikush do shkojë për t’i kërkuar.
- Advertisement -
“Nuk mund të mbaja diçka që nuk është e imja”, deklaroi ajo.
Paratë i janë dorëzuar policisë por deri më tani askush nuk ka shkuar për t’i kërkuar. Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave.
Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që paratë të shkonin për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës”.