Gruaja që pikturoi vite më parë u bë dashuria e jetës së tij

- Advertisement -

Artisti iranian Ahad Saadi pikturoi gruan e ëndrrave vite më parë pas kërkesës të nënës së tij për t’u martuar.

- paragrafi 1 -

“Unë dua dikë të tillë“, tha ai pasi përfundoi portretin, të cilin më pas vendosi ta përfshijë në ekspozitën që organizoi në vitin 2009. Artistja e shquar iraniane Parisa Karamnezhad gjithashtu mori pjesë në ekspozitë.

- Advertisement -

Karamnezhad mahniti shumë njerëz në sallë, veçanërisht Saadiun, për ngjashmërinë e madhe me portretin. Saadi, i cili ra në dashuri me shikim të parë arriti ta bënte për vete Karamnezhad. Duke e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, e cila nisi një vit e gjysmë pas ekspozitës, dyshja treguan historitë e tyre të jashtëzakonshme të dashurisë.

“Një ditë doja të vizatoja një portret të një gruaje. E realizova duke menduar se si do të ishte një grua që buron vërtet nga shpirti im. Ndonjëherë nëna ime pyeste gjithashtu: ‘Ahad, a ke një shoqe?’ Por unë besoja shumë në dashuri, një dashuri të vërtetë, një dashuri të bukur. Ndërsa po pikturoja këtë portret, nëna ime erdhi në punishte, ‘Ahad, çfarë vajze e bukur, çfarë po bën?’

Dhe unë thashë: ‘Dua një vajzë të tillë. Unë i thashë: “Të jenë sytë e saj, kështu le të jenë flokët”. Dhe nëna ime tha: ‘Ajo është kthyer në një vajzë shumë të bukur, Zoti i dhashtë jetën, është e jotja’. Kështu, kjo pikturë u nënshkrua me këtë fjali.”, ka rrëfyer artisti.