E hënë, 24 Shkurt, 2025

Gruaja që dhuroi 7.5 milionë dollarë për fqinjët

- Advertisement1-

Banorët e një komuniteti në qendër të Gjermanisë, u befasuan nga lajmi se kishin trashëguar papritur një pronë të madhe dhe gati 7.5 milionë dollarë, pas vdekjes së fqinjës së tyre të moshuar.

Renate Wedel kishte jetuar në lagjen Waldsolms në Hesse me bashkëshortin, Alfred, që prej vitit 1975. Bashkeshorti i saj, një agjent si sukseshëm dhe shumë aktiv në bursë, ndërroi jetë në vitin 2014.

- Advertisement -

Renate vetë prej 4 vjetësh qëndronte në një azil pleqsh në Frankfurt. E motra, e cila ishte trashëgimtarja fillestare e gruas, ndërroi jetë përpara saj dhe duket se 81-vjecarja tashmë nuk kishte se kujt tjetër t`ia linte pasurinë.

Për këtë arsye, ka menduar të gëzojë fqinjët nga të cilët mesa duket, ka pasur kujtime të mira. Autoritetet vendore u befasuan nga lajmi, aq sa në fillim menduan se thjesht, nuk ishte i vërtetë. Të gjithë zonës, Renate i ka lënë edhe një pronë në Weiperfelden, të cilës i kishte caktuar fillimisht një tjetër trashëgimtar, por ai hoqi dorë pasi kostoja e mirëmbajtjes së godinës kryesore dhe disa ndërtesave më të vogla përreth, ishte mjaft e lartë.

Banorët lokalë kanë disa ide se për çfarë duhet të shpenzohen paratë. Për rrugë çiklizmi, ndërtesa dhe një kopsht, ndërsa banorët sugjeruan dhe që paratë duhet të shpenzoheshin për një pishinë të hapur, transport publik dhe shërbime dhe argëtime për fëmijët vendas.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...