Gruaja hyri pa maskë në market, e pabesueshme çfarë bën pasi e kërcënoi sigurimi se do ta nxirrte jashtë

- Advertisement -

Ky është momenti kur një kliente nuk heziton që t’i heq brekët për t’i përdorur si maskë mbrojtëse, pasi ishte paralajmëruar nga punonjësja e marketit se nuk do të lejohet brenda nëse nuk ka maskë të vendosur në fytyrë.


Gruaja e paemëruar u filmuar në marketin Pick n Pay në Afrikën e Jugut, pasi pjesëtarja e sigurimit i kërkoi që të vendosë maskën nëse dëshiron të shërbehet, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Pasi që nuk kishte maskë me vete dhe u kërcënua nga sigurimi se do ta nxjerrin nga marketi, ajo nuk hezitoi t’i heq brekët të cilat i shfrytëzoi si maskë mbrojtëse.

E pamjet e këtij momenti janë bërë virale, e shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë kritikuar gruan për mosrespektimin të masave anti-COVID.