Gruaja e shurdhër në lot pasi iu refuzua shërbimi për shkak se nuk dëgjonte

- Advertisement -

Shannon Herouc, e cila është e shurdhër, ka thënë se asaj iu refuzua shërbimi në një lokal të quajtur “Dunkin ‘Donuts”, sepse nuk mund të dëgjonte shërbyesin e saj dhe stafi refuzoi t’i hiqnin maskat e të komunikonin me shkrim me të.


Përmes një video të postuar, Herouc thotë se historinë e saj po e ndanë për të përhapur ndërgjegjësimin për diskriminimin e kësaj kategorie të njerëzve.

- Advertisement -

Ajo tha se gjatë kohës sa ishte duke kërkuar porosinë, nuk mund të dëgjonte e ta përpunonte atë se çfarë po i thoshin.

“Isha e hutuar, nuk mund të dëgjoja asgjë. Asnjëherë nuk më është refuzuar shërbimi dhe më dhemb, më dhemb vërtet shumë”, është shprehur Herouc mes lotëve në videon e publikuar nga vet ajo.

Herouc shpjegoi se ajo i kërkoi vajzës në makinë për të hequr maskën e saj, duke shpjeguar se ajo kishte nevojë të lexonte buzët, por vajza refuzoi për shkak të rregullave të COVID-19.

- Advertisement -

Por edhe kur menaxheri u përfshi, Herouc tha se situata nuk u përmirësua, madje ai nuk pranoi të shkruante asgjë në mënyrë që ajo të mund të komunikonte me të.