Gruaja afgane sjell në jetë fëmijën në një avion evakuimi

- Advertisement -

Një grua që po largohej nga Afganistani mes kaosit të vazhdueshëm në vend, ka lindur në avionin e evakuimit.

- paragrafi 1 -

Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA-ve bëri një postim në Twitter për gruan, e cila lindi gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani. Foshnja dhe nëna thuhet se janë në gjendje të mirë dhe ndodhen në një institucion mjekësor aty pranë.

- Advertisement -

Në një moment të udhëtimit, gruaja shtatzënë filloi të kishte komplikime. Piloti duhej të ulte avionin për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, çka ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës. Personeli mjekësor hipi në avion duke ndihmuar nënën gjatë lindjes.

Rreth 17,000 njerëz janë evakuar deri tani nga Kabuli prej ushtrisë amerikane. Aeroporti i Kabulit është në kaos, duke qenë se shumë njerëz po qëndrojnë aty prej ditësh, duke pritur një shans për të ikur nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e qytetit. Nga ana tjetër, talebanët kanë fajësuar SHBA-të për kaosin në aeroport.