E premte, 20 Shtator, 2024

Grevisti Sefaj: Mësimi të fillojë, por qeveria s’po na len rrugë që të dalim nga greva

- Advertisement1-

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se ka ardhur koha për reflektim dhe se mësimi duhet filluar.

Sefaj shton se qeveria duhet të fillojë dialogun dhe t’i adresojë kërkesat e sindikatave.

- Advertisement -

“Është detyrë e qeverisë me garantu të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva”.

“Është obligim i qeverisë me fillu dialogun social mi adresu kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe mi dhanë fund grevës, duke i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administratë”, ka shkruar Sefaj, në rrjetin social Facebook.

“Por qeveria në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva. Kur qeverisë si bëjnë përshtypje humbjet qe mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqësuesve sindikal, është koha e reflektimit”, shtoi ai.

“Çka duhet të bëjmë ne, të vazhdojmë grevën, ta mbrojmë demokracinë, të kërkojmë mirëqenie për punëtorët e sektorit publik, ti ashpërsojmë veprimet sindikale, apo ta mendojmë interesin e fëmijëve, qytetarëve, institucioneve dhe atdheut, pasi qeveria ka dalë në serrnishtë dhe si bën përshtypje interesi publik”.

“Siç thotë populli nuk duhet të tranohemi të gjithë zatën femijët kanë me së paku faj pse tranohen të mëdhenjtë”.

“Është koha për reflektim, mësimi duhet të filloj, por qeveria s’po na len rrugë, që të dalim nga greva!”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...