E premte, 24 Janar, 2025

Grevistët të vendosur për kërkesat e tyre, kyeministri Kurti thotë se s’duhet paguar për mospunë

- Advertisement1-

Mësimdhënësit grevistë në disa shkolla i vizitoi Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut dhe BSPK-ja. Në këto vizita u ritheksua këmbëngulja e sindikalistëve për mosdorëzim deri në plotësimin e kërkesave.

Në vend se të mbani mësimin, mësimdhënësit grevistë në disa shkolla sot pritën e përcollën sindikalistë.

- Advertisement -

Në këto vizita sindikalistët u treguan të prerë përkitazi me kërkesat e tyre. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i përsëriti arsyetimet e veta rreth grevës, duke thënë se për nëntë muaj asnjë rrugëtim tjetër që kishte për qëllim realizimin e kërkesave nuk ishte përfillur.

Nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet ai dha një porosi.

“Gjithë kjo po bëhet që me qëllim të na gjunjëzojnë, që ne të dorëzohemi dhe pastaj ata të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin, me idetë e tyre. Ne nuk do të dorëzohemi pavarësisht presioneve që mund të kemi, pavarësisht presioneve që mund t’i keni edhe ju në të ardhmen, pavarësisht nxitjeve që Qeveria do të bëjë nuk do të dorëzohem, do të jem zëri i juaj. Më keni dhënë besën dhe ju kam dhënë dhe asnjë milimetër nuk do të lëkundemi”, ka thënë Jasharaj.

Përgjigje për të pati kryeministri Kurti. Gjatë një fjalimi, me rastin e promovimit të abetares së përbashkët, ai i quajti absurde e të paarsyeshme kërkesat e SBASHK-ut.

“Njerëzit duhet të paguhen sipas meritës, nuk duhet të paguhen për mospunë, nuk duhet të paguhen pse nuk punojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e ligjit dhe qeverisë, por është një çështje e arsyes së shëndoshë njerëzore”, ka thënë ai.

Shumica e institucioneve arsimore në kryeqytet të enjten iu bashkuan thirrjes për grevë. Grevë pati edhe në shkollën “Ismail Qemali”, ani pse një ditë më parë mësimdhënësit kishin qenë të ndarë rreth kësaj çështjeje.

- Advertisement -rrrrrrr

Burime brenda kësaj shkolle i thanë KOHËS se ka pasur mësimdhënës që nuk deshën t’i përgjigjeshin pozitivisht grevës, porse presioni mbi ta i shtyu që të enjten e 1 shtatorit të mos dalin në punë.

Një gjë të tillë nuk e pranoi drejtoresha Mimoza Krasniqi.

“Numri i mësimdhënsve veçse e kanë përfunduar kohën e grevës dhe janë në shtëpi. Domethënë nuk kemi dallime se a po fillojnë apo nuk po fillojnë. Krejt janë bashkë për grevë, sido që të jetë deri në këtë moment kështu është puna”, ka thënë Krasniqi.

Kundër grevës është shprehur në rrjete sociale edhe një mësimdhënëse në shkollën e mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

E, për dallim nga shkollat e tjera të kryeqytetit, mësim të rregullt të enjten ka mbajtur shkolla e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”.

Thirrje për dialog mes SBASHK-ut e Qeverisë kanë bërë edhe disa organizata joqeveritare. /koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...