E diel, 19 Janar, 2025

Grevë apo JO në arsim? Lajmi i fundit nga SBASHK-u

- Advertisement1-

Kryetarii SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar Qeverinë se nëse nuk do të hasin në bashkëpunim me ta, atëherë më 2 prill do të detyrohen ta fusin në grevë të gjithë sistemin e arsimit në Kosovë.

“Ne kemi formuar një komision pune nga ekspertët e ekonomisë dhe nga profesorët tanë të matematikës, të cilët janë duke punuar për koeficientin. Ne jemi duke punuar që të japim versionin tonë me argumente për Ligjin e Pagave dhe presim nga Qeveria mbështetje me shtesën për 100 eurove. Por nëse nuk ndodhë e tëra çfarë do të ndodhë ne si SBASHK dhe komisioni si organi më i lartë i SBASHK-ut, do të raportojmë për situatën. Por unë kam frikë që nëse gjërat vazhdojnë të rrjedhin kështu, që Qeveria të mos bashkëpunojë, me 2 prill delegatët e kongresit që janë përfaqësues të arsimit por edhe të kulturës do të sjellin vendim për veprime sindikale, çfarë do të jenë ato veprime unë nuk mund të flas tani por kam frikë që prilli do ta kthejë sërish sistemin arsimorë në grevë, që nënkupton se kjo grevë do të vlejë që nga çerdhet deri të universitete”, theksoi ai për Telegrafin.

- Advertisement -

Ai shtoi se Ligji i Pagave për ta do të vlejë vetëm atëherë kur të ulën dhe do të jenë në tavolinë të barabartë dhe jo vetën në cilësinë e vëzhguesit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...