E diel, 23 Shkurt, 2025

GREVË apo jo? A do ta sfidojë Rrahman Jashari Qeverinë Kurti pas 2 prillit?

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar protesta në sistemin arsimor në vend pas 2 prillit.

Kryetari i SBASHK-ut nuk ka përjashtuar mundësinë e grevës së përgjithshme, duke shtuar se janë delegatët e Kongresit ata që marrin për veprime sindikale.

- Advertisement -

“Mundet të ketë grevë të përgjithshme, nëse Qeveria vazhdon kështu dhe nuk plotëson kresat legjitime të SBASHK-ut, atëherë fatkeqësisht më 2 prill delegatët e Kongresit do të marrin vendim për veprime sindikale dhe ashtu si vendosin ata, ashtu edhe do të ndodh ngase ata janë përfaqësues të tërë sektorit të arsimit, por edhe të kulturës sepse edhe shumë nga institucionet e kulturës janë pjesë e SBASHK-ut“, u shpreh Jasharaj.

Por pikërisht nga 2 prill deri më 11 prill parashihet të ketë pushim pranveror për nxënësit.

Jashari i “hatermbetur” edhe pse nuk e ka takuar kryeministri i vendit, ka ‘kërcënuar’ atë se greva mund të nis pikërisht pas 2 prillit.

Mbetet të shihet nëse do të ulen t’i qetësojnë gjakrat dhe të bisedojnë për kërkesat e SBASHK-ut, apo pas pushimit pranveror nëse Rrahman Jashari nuk tërhiqet, nxënësit mund t’iu vazhdohet pushimi edhe pa dëshirën e tyre.

Gjithçka pritet të sqarohet në dy javët e ardhshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....