“Grevat të ndalohen me ligj”- Këshilli i Prindërve rreshtohet krah Kurtit e Nagavcit

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar sërish për grevën në arsim.

- paragrafi 1 -

Ata nuk kanë lënë gjë pa thënë për grevistët duke shkuar aq larg sa kanë kërkuar që grevat në arsim të ndalohen me ligj.

- Advertisement -

“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.

Reagimi i plotë:

RIKUJTIM E RISQARIM!

- Advertisement -

1. Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.

2. Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.

3. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!

4. Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!