E martë, 25 Shkurt, 2025

Greva u zgjat shumë, thotë SBAShK-u: Sindikalistët pranë tërheqjes, në pritje të takimit të madh

- Advertisement1-

Situata me grevën është në qorrsokak. Në njërën anë, Qeveria Kurti s’ka ofertë të re, e rrjedhimisht s’ka ftesa për dialog social, në anën tjetër, SBAShK-u po vazhdon grevën.

Që një muaj, ky është peisazhi i grevës. Duke parë një situatë të tillë, SBAShK-u ka filluar komunikimin me anëtarësin e saj për të marrë një qëndrim në lidhje me vazhdimin e grevës.

- Advertisement -

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ymer Ymeri, nënkryetar i SBAShK-ut, theksoi se anëtarësia do të tregojë qëndrimin e saj për grevën.

Vjosa Osmani / Inati që u mbrojt Thaçi në OKB apo diçka më shumë: Çka e nxiti Vjosa Osmanin ta sulmonte Edi Ramën?
Ky takim, sipas tij, vie pasi Qeveria Kurti nuk ka servuar ndonjë ofertë të re për sindikalistët.

‘’Për çdo situatë ne jemi në komunikim me anëtarësinë. Ne kemi kërkuar nga anëtarësia një qëndrim, duke e parë që Qeveria Kurti s’po tërhiqet e madje as nuk po dëshiron të dialogoj më. Pasi të marrim qëndrimin e anëtarësisë padyshim që do ta bëjmë publike gjendjen, por njëherë nuk ka lëvizje për ndalje te grevës. Nëse veç e kërkon këte gjë anëtarësia tashmë, ne do të jemi në kontakt’’ Ymer Ymeri, nënkryetar i SBAShK-ut.

Tutje, ai ka thënë se greva është zgjatur shumë.

“Nëse Qeveria nuk tërhiqet, ne do të konsultohemi me antarësinë se ç’ka me vepru tutje, pasi që vërtet u zgjat greva shumë, dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje.”, shtoi z.Ymeri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...

Mësuesja Mirishahe Jusufi, një kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor

Mirishahe Jusufi, e lindur më 10.06.1971, ka filluar karrierën e saj si mësimdhënëse më...

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...