E diel, 23 Shkurt, 2025

GREVA: Takohen përfaqësuesit e sindikatave me Qeverinë

- Advertisement1-

Greva e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, do të fillojë nesër, ndërsa është deklaruar se ajo do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e BSPK-së janë takuar këto ditë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, por se nuk është arritur asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se edhe mësimdhënësit do të hyjnë në grevë, duke i bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të mbështesë kërkesat e mësimdhënësve.

“Vetë fakti se për herë të parë po fillojmë grevën më 25 gusht, në momentin kur nuk ka proces mësimor, e kemi bërë që ndoshta kjo vërejtja e fundit të tingëllojë ndryshe te qeveria. Ndërkohë, derisa të fillojë 1 shtatori, kur do të duhej të ktheheshin nxënësit në shkollë, ka hapësirë dhe mund të kemi lajme më të gëzuara”, ka theksuar Rrahman Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....