GREVA – “Shumë prindër po i dërgojnë fëmijët në shkollat private”

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, thotë se shumë prindër po i dërgojnë fëmijët në shkollat private.

- paragrafi 1 -

Për këtë, ajo përmes një statusi në Facecbook fajëson SBASHK-un.

- Advertisement -

“Fatkeqësisht, SBASHK-u po vërtetohet se çdo ditë e më shumë po shndërrohet në rekrutuesin më të madh të nxënësve në shkolla private.
Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private”, ka shkruar ajo në Facebook.

SBASHK dhe MASHT vazhdojnë të mos arrijnë marrëveshje dhe siç duket edhe java tjetër do të nis me grevë. /Albanian Kids Education/