“Greva në arsim”, nënkryetarja e SBASHK-ut tregon veprimet sindikale që do të merren

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale nëse deri më 20 shtator të këtij viti nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

- paragrafi 1 -

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka thënë se janë duke pritur për krijimin e institucioneve të reja, teksa nuk i ka përjashtuar veprimet sindikale por edhe grevën.

- Advertisement -

“Meqenëse deri në këtë periudhë kohore nuk i kemi të formuara institucionet përgjegjëse dhe ne thjesht nuk po kemi kujt të ia adresojmë këto kërkesa, kërkesat janë për Ministrinë e Arsimit, por institucionet përgjegjëse nuk po mund të krijohen”.

“SBASHK është në veprim dhe në momentin që krijohen institucionet ne jemi për takime për dialog që të bisedojmë dhe të arrijmë në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit, por natyrisht nuk i përjashtojmë as veprimet sindikale dhe as grevën”, ka thënë Shala për Kanal10.