E hënë, 24 Shkurt, 2025

Greva në arsim – Ministria e Financave, grevistëve: Do t’ua ndërprejmë pagën

- Advertisement1-

Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

- Advertisement -

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se një email lidhur me çështjen e pezullimit nga paga i ka përcjellë anëtarit të Këshillit Grevist, njëherit edhe përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj. Spahiu tha se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë.

Në komunikimin zyrtar përmes emailit që Spahiu i ka dërguar Sefajt shkruan “ju njoftoj që këtë njoftim ne (po flas për SP-të që janë punëdhënës nëpër ministri) do të duhej të pranonim së paku shtatë ditë para grevës, në përputhje me nenin 8 të Ligjit për Greva. Sidoqoftë, neve respektojmë të drejtën e zyrtarëve për grevë dhe do të mundohemi maksimalisht të përmbushim obligimet ligjore për mbajtjen e grevës dhe mos diskriminimin e zyrtarëve që marrin pjesë”.

“Siç jeni të njoftuar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur Grevë të Përgjithshme në Sektorin Publik, e të cilës i është bashkuar edhe administrata shtetërore – shërbyesit civil në nivelin qendror dhe lokal. Greva mbahet në institucione në vendin e punës në pajtim me paragrafin 1 të nenit 10 të Ligjit për Grevat nga ora 8 deri në 16 dhe gjatë grevës nuk punohet. Kërkojmë nga ju të krijoni kushte dhe të mos pengoni mbajtjen e grevës e cila ka për qellim mbrojtën dhe avancimin e statusit dhe të drejtave të shërbyesve civil. Greva do vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të shërbimit civil”, thuhej në emalin e Sefajt drejtuar MF-së.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...