- Advertisement1-
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të kopshteve që të përfshihen në grevën e përgjithshme, e cila pritet të mbahet të enjten.
BSPK-ja më 17 gusht vendosi për grevën e përgjithshme, teksa kanë thënë se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë Kurti.
- Advertisement -
Grevës i janë bashkuar të gjitha sindikatat, përfshirë edhe SBASHK-u.
Madje, kreu i SBASHK-ut thoshte se fajtor kryesor i mbylljes së kopshteve e shkollave është Qeveria Kurti.