Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se në shtator çerdhet, shkollat, universitetet dhe administrata në komuna, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme.
Sipas tij kjo grevë do të vazhdojë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjidhje.
“Para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje”, ka njoftuar Jasharaj.
Por a duhet të ndodhë një grevë e tillë dhe sa mund të jetë produktive kur dihet se edhe fundin e vitit të shkollor ‘kërcënuan’ me greva por që Ministria e Arsimit nuk lëhoi pe.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka folur ende për ‘kërcënimin’ e fundit të Jasharajt dhe SBASHK, andaj mbetet të shihet nëse ministrja Arbërie Nagavci do t’ia plotësojë kushtet SBASHK-ut dhe Rrahman Jasharajt. / Albanian Kids Education /