Mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë kanë mbajtur protestën dy orëshe në mbrojtje të kolegut të tyre.
Kolegët e këtij mësimdhënësi, para mediave dhanë mesazhin e tyre, dhe kërkuan masa konkrete për mbrojtjen ndaj tyre dhe garantim të rendit në institucionet arsimore.
“Kërkojmë masa konkrete, të qarta dhe të zbatueshme për mbrojtjen e mësimdhënësve dhe garantimin e rendit në institucionet arsimore. Mesazhi ynë është i qartë, jemi kundër dhunës, jemi për rend, disiplinë dhe respekt në shkollë”, tha njëri nga kolegët e mësimdhënësit që u ndalua për 48-orë për dhunë ndaj një nxënësi.
Ymer Ymeri nga Sbashk ka kërkuar lirimin e arsimtarit, duke thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë mund të ashpërsojnë protestat e tyre.



