E hënë, 20 Janar, 2025

Greta Thunberg dhuron para për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

- Advertisement1-

Greta Thunberg, aktivistja klimatike 18-vjeçare, frymëzuese e lëvizjes globale “Fridays for Future”, do të dhurojë 100,000 euro përmes fondacionit të saj për të mbështetur barazinë e shpërndarjes së vaksinave.


Shuma do të shkojë për OBSH-në, në mbështetje të “Covax”, programit ndërkombëtar i cili synon pikërisht të ketë qasje të barabartë në vaksinat anti-Covid.

- Advertisement -

Financimi është bërë i mundur falë çmimeve që Fondacioni i Greta Thunberg ka marrë për mbështetjen e tij për veprimin mbi ndryshimin e klimës.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të trajtuar tragjedinë e pabarazisë së vaksinave – tha Thunberg në konferencën për shtyp të Organizatës Botërore të Shëndetit. “Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar çekuilibrin e madh që ekziston sot në botë në luftën kundër koronavirusit. Ashtu si me krizën e klimës, ne së pari duhet të ndihmojmë ata që janë më të prekshëm”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, falënderoi aktivisten për gjestin e saj:

“Mbështetja e saj e fortë për barazinë e vaksinave për të luftuar pandeminë, tregon edhe një herë përkushtimin e saj për ta bërë botën tonë një vend më të shëndetshëm, më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë njerëzit”.

Mesatarisht, 1 në 4 persona në vendet me të ardhura të larta është vaksinuar kundër koronavirusit sot, krahasuar me 1 në më shumë se 500 njerëz në vendet me të ardhura të ulëta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...