Gresa Raba, ndër nxënëset më të dalluara në shkollën “Xhelal Hajda – TONI”, në Rahovec



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec ka prezantuar me krenari Gresa Rabën, e cila është renditur ndër tri nxënëset më të dalluara të gjeneratës, falë rezultateve të larta dhe angazhimit të vazhdueshëm gjatë gjithë viteve të shkollimit.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, Gresa është veçuar për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e vazhdueshëm në mësime. Ndër arritjet e saj më të spikatura janë vendi i parë në garën e fizikës gjatë vitit të parë të shkollimit, si dhe pjesëmarrja në garën e matematikës në vitin e dytë.

- Advertisement - M1

Përveç rezultateve akademike, ajo ka qenë aktive edhe në aktivitete vullnetare dhe anëtare e Klubit të Artit Figurativ, duke dëshmuar kreativitet, përgjegjësi dhe angazhim në jetën shkollore dhe komunitare.

Shkolla i ka uruar Gresa Rabës suksese të mëtejshme në studimet universitare dhe në rrugëtimin e saj profesional, duke e vlerësuar si një shembull frymëzues për gjeneratat e reja.

739451230 953064527802654 3008293244634003138 n

- Advertisement - m2

Shqip | English