E martë, 23 Korrik, 2024

Gresa Behluli: Kjo është këshilla që mora nga nëna ime Shkurte Fejza kur nisa të këndojë

- Advertisement1-

Emri i Gresa Behlulit me plotë gojën mund të thuhet se zë vend në mesin e këngëtarëve të suksesshëm të estradës shqiptare.

Nuk është një prej atyre artisteve që me çdo kusht dëshiron të jetë prezente në media, por sa herë lanson këngë ato pëlqehen nga publiku.

- Advertisement -

Dhe nuk ka si të mos jetë e suksesshme dhe e pëlqyer, pasi është vajza e bilbilit të këngës shqipe, Shkurte Fejza, prandaj nuk thonë kot se ‘dardha pikë nën dardhë’.

Gresa në një intervistë dhënë së fundmi për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka folur edhe për rolin e femrës në shoqërinë kosovare, ku ka thënë se është sfiduese në Kosovë që një grua/femër të krijoi një karrierë të suksesshme, pasi po promovohen anti-vlerat.

Ajo ka treguar se kur ka filluar të këndojë, nëna e saj, Shkurte Fejza i ka dhënë një këshillë që e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

Unë kur kam filluar të këndoj e kam marr një këshillë nga Nëna ime dhe mendoj se ka qenë ka qenë e artë. Bëhu vetvetja mos e imito askend, sepse vetem kështu e arrinë suksesin. Unë këtë e kam analizuar dhe zbërthyer në jetë dhe vetem duke e krijuar identitetin e vet njeriu arrinë të krijoj edhe vlera, por edhe emrin e vet origjinal. Këtë këshillë ua sugjeroj edhe femrave të reja që sapo ia fillojnë rrugëtimit të tyre. Kjo rrugë është e vështirë por vetem kjo i siguron suksese”, ka thënë Gresa për KidsofKosova.

(KidsofKosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...