E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Grejsi Lita, 10-vjeçarja nga Tirana: Ëndërroj të bëhem prezantuese e famshme

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Edhe pse 10-vjeçare ka marrë pjesë në shumë festival të këngës ku ka rrëmbyer çmime. Merret me modelim por dhe pikturë.

- Advertisement -

Edhe pse vazhdon të merret insivisht me muzikë, kur të rritet ëndërron prezantuese e njohur, jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe më gjërë, fushë të cilën tani veç e ka sprovuar vetën.

Fjala është për Grejsi Lita e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për karrierën e deritanishme dhe planet e saj.

Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçar jeni, ku vijoni mësimet?

Grejsi Lita: Jam 10 vjeçare nga Tirana. Ndjeki mësimet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë? Kush e zbuloi talentin?

Grejsi Lita: Prindërit e mi zbuluan që në moshën 4-vjeçare e vërejtën që unë kisha prirje në rrugën e bukur të artit, ku ata më futën në kurs Modelingu te “Albania Fashion Kids” dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për fëmijë në këngë, aktrim, skulpturë, pikturë, ku edhe sot që jam në moshën 10-vjeçare i vazhdoj akoma të njejtat, ku jam vlerësuar me shumë çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Dua të rikujtoj disa që më vijnë në mend tani: emocionin e parë më 23 tetor 2016 në sfilaten time, më pas vazhdova eksperiencat dhe aktivitete pafund të ndërthurura mes sfilatës dhe këngës.

 Kids of Kosova: A keni fituar edhe çmime tjera. Nëse po, në cilat festivale?

Kam marrë pjesë edhe në shumë festival . Në vitin 2017 mora pjesë në 70 vjetorin e Pionerit në Pallatin e Kongresit. Po këtë vit në Qershor kam dhënë shfaqjen e parë n1% Teatrin e Kukullave “Ngjyrat e Ylberit”.

Në vitin 2018 kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve të QKKF vlerësuar me shumë diploma dhe në muajin  Mars  mora pjesë në aktrim në shfaqjen “GRYKA E UJKUT”, ku roli im ishte Lepurushi.

E veçanta për mua ishte se për një vit rrjesht isha asistentja e Arbana Osmanit në “Dua të të bëjë të lumtur”  në Panelin e Fëmijëve.

Në vitin 2019 më 10 Qershor mora pjesë në Javën e Modës Budapest , në 6 Korrik në konkursin Miss&Mister Children Albania ku u vlerësova me Ļmimin “PRINCESHA E VITIT 2019”.

Po atë vit në muajin shtator realizova këngën time të parë kushtuar modës  “Modes i përkas “.

Me 30 nëntor mora pjesë në Javën e Modës Milano dhe u vlerësova me diplomë kombëtare. Me 2 Qershor 2020 realizova bashkëpunimin titulluar “Lulekuqet” me Klea Rrapi. Në po këtë vit në muajin korrik – gusht isha prezantuese e emisionit “Vesa Shouw”, në  RTSH3.

Në shtator realizova këngën time të tretë të cilën i’a kushtova gjyshes time “Nena”. Pas rezultatit të mrekullueshëm të bashkëpunimit të parë me Klea Rrapin, realizuam bashkëpunimin e 2-të me aktorin Eglis Toska, Klea Rrapi që titullohet “Shoqëria Jonë”.

Kam marrë pjesë në festivalin folklorik edicioni i 6-të që u mbajt në Amfiteatrin te Liqeni ku u vlerësova me dy certifikata, njërën për interpretimin më të bukur për  5 disiplinat dhe për interpretimin më të bukur të këngës .

Për festat e flamurit tonë kombetër del kënga ime “Festojmë për Flamur”.

Kids of Kosova: A synoni të merreni me muzikë edhe kur të rriteni?

Ëndrra ime është të jem prezantuese e famshme brenda dhe jashtë Shqipërisë për të pushtuar skenat e botës.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj për bashkëmoshtarët?

Mesazhi im për të gjithë fëmijët është të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre. (Kids of Kosova)

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...