E premte, 18 Tetor, 2024

Gratë shtatzëna të infektuara me Covid, mjekët tregojnë si paraqitet situata në Shqipëri dhe Kosovë

- Advertisement1-

Janë të shumta gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19 në vendin tonë. Mjeku gjinekolog në “Mbreteresha Geraldine”, Oljan Çala ka bërë thirrje për ditën e sotme për vaksinimin e tyre.


I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, nisur edhe nga rasti i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila pasi lindi fëmijën, ndodhet e intubuar në Turqi, mjeku ka rekomanduar vaksinimin te gratë shtatzëna.

- Advertisement -

“Unë mund të them që deri në qershor në Amerikë janë 200 mijë nëna që jkanë vaksinuar. Deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë që nga vaksina mund të kenë probleme gjendja e nënës apo fëmijës. Janë thjesht të dhëna jo përfundimtare. Të gjitha rekomandojnë që nëna shtatzënë, pavarësisht duhet të vaksinohen. E vetmja mënyrë e thjeshtë për tu mbrojtur nga Covid-19është të vaksinohen”.

Ndërsa në një lidhje me Skype nga Prishtina, mjekja Agreta Gecaj Gashi, ka treguar se në Kosovë janë 30 gra të hospitalizuara dhe 7 gra kanë humbur jetën.

“30 gra të hospitalizuara, 7 gra i kemi humbur. Mirëpo, ka qenë një numër shumë i madh i grave shtatzënë që kanë kërkuar ndihmë, si pasojë e Covid-19.Është detyrë dhe obligim të rekomandojë vaksinimin te gratë shtatzënë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...