Gratë në biznes: Ish-presidentja Jahjaga viziton fabrikën e këpucave që drejtohet nga Ajshen Banjska-Kastrati

- Advertisement -

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar sot fabrikën e këpucave ‘Rigga Shoes’ në Pejë e cila udhëheqet nga znj. Ajshen Banjska Kastrati.

- paragrafi 1 -

Jahjaga ka shkruar se kjo fabrikë ka nevojë ende për makineri të re dhe moderne e cila do ua lehtësonte punën dhe do i kursente në kohë

- Advertisement -

Postimi i saj:

Gratë në biznes!

Sot isha në vizitë në fabrikën e këpucave Rigga Shoes e cila udhëheqet nga znj. Ajshen Banjska Kastrati.

- Advertisement -

Ajsheni ka filluar bisnesin e saj nga zeroja në vitin 2010, pa shumë mjete dhe kushte të përshtatshme, ndërsa sot ajo ngq fabrika e saj prodhohen këpucët për gra.

Gjithsesi, kjo fabrikë ka nevojë ende për makineri të re dhe moderne e cila do ua lehtësonte punën dhe do i kursente në kohë.

Gratë e Kosovës janë kudo dhe asnjëherë nuk rreshtin së na bëri krenare me punën e tyre.