Nga Ambra Hysa
Gratë, janë kaq të bukura dhe kaq të ndryshme nga njëra-tjetra.
Këtu qëndron edhe esenca e tyre e bukurisë, këtu qëndron eleganca dhe aroma e tyre pazëvendësueshme, në autenticitet.
Gratë janë të guximshme, të buta, lozonjare, të ëmbla, luftarake, të paqta.
Gratë janë të bukura.
Bukuria e tyre nuk ka kornizë, është krijuar për të qëndruar jashtë çdo kornize, shumë dimensionale, shumë afër perfeksionit, shumë larg të zakonshmes.
Gratë kanë strija, gratë kanë rrudha, gratë kanë thinja por përse janë kaq të bukura?
Gratë e ujdisin çdo ditë bukurinë, me përsonalitet, me ndjeshmëri, me guxim, me buzëqeshje, me stolinë e krenarisë, vetëbesimit, dinjitetit.
Gratë janë të pabesueshme, ato ringrihen pas çdo rrëzimi, gratë qajnë dhe qeshin po kaq fort me lot gëzimi.
Aroma e tyre dehëse është parfum i marrë nga mrekullitë e tokës dhe bukuritë përkëdhelëse të natyrës.
Zemra e tyre është një oqean dhembshurie ndërsa mëndja urtësi dhe qetësi e pafund, sa bukur të lundrosh në të!
Gratë janë oazë, janë paqe, poezi, mrekulli.
Lum kush di t’i lexojë!
Gratë janë të befasishme, si shiu i vrullshëm në gusht, si ylberi pas stuhive..por gratë janë të vërteta në çdo natë pa hënë, errësirë apo tragjëdi.
Janë supi më i fortë ku burrat mund të mbështeten, e shkuara dhe e ardhmja. Gratë mbajnë jetën!/supergrate/