Gjysmëvjetori i dytë nisi, por disa shkolla po e mbajnë mësimin me orar të shkurtuar

- Advertisement5 -

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, përjashtuar në tre komuna, Fushë Kosovë Drenas e Malishevë.

- paragrafi 1 -

Ndërsa mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e Prishtinës, AlbanianEducation.net mëson se sot mësimi nuk po mbahet me orar të plotë.

- Advertisement -

Në njoftimet që i kanë shkuar prindërve disa shkolla në kryeqytet do të mbajnë mësim me orar më të shkurtuar.

Ky vendim sigurisht vije pas motit tejet të ftoftë që po mban sot, ku temperaturat janë në minus.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dje kishte kërkuar që rifillimi i mësimit të shtyhet për disa ditë për shkak të temperaturave të ulëta, por kjo kërkesë nuk është plotësuar. /AlbanianEducation.net/.