E hënë, 20 Janar, 2025

Gjyshja kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e mbesës

- Advertisement1-

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një gjyshe e quajtur Feruze së bashku me mbesën e saj Lisën.


Pikërisht Lisa është arsyeja për të cilën gjyshja ka ardhur në këtë program.

- Advertisement -

Lisa e vogël ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe të rëndë në zemër. Pas lindjes, mjeku kirurg që e zbuloi problemin e Lisës, Altin Veshti, u tha familjarëve se Lisa duhet t’i nënshtrohej urgjentisht ndërhyrjeve, pasi përndryshe do të kishte vetëm 1 muaj jetë.

Falë ndihmës dhe mbështetjes së shtetit shqiptar familja Çoço mundi ta çonte jashtë shtetit Lisën, madje e ka çuar 5 herë në Spitalin e Stambollit dhe ka kryer 5 ndërhyrje, ku më e rëndësishmja dhe më e vështira ka qenë ajo e muajit Shkurt të vitit të kaluar.

Por kalvari i vështirësive të Lisës së vogël vazhdon.Ajo ka nevojë për një tjetër ndërhyrje të cilën duhet ta kryejë këtë muaj, në 28 Janar, ndërhyrje e cila kushton 6 mijë euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...