E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Gjyshja ime nuk shkoi në universitet, kishte një mençuri të pakrahasueshme me shkencëtarë”

- Advertisement1-

Në një konferencë në Jeruzalem kushtuar luftës kundër anti-semitizmit, Kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka lënë pa përmenduar gjyshen e tij për të cilën ka thënë se nuk ka shkuar kurrë në universitet, por për Kryeministrin Rama ajo kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që ai njeh në Shqipëri.

Edi Rama: Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte: “Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.” Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm.

- Advertisement -

Nga Jeruzalemi, Kryeministri Rama i ka ftuar pjesëmarrësit në konferencën kushtuar luftës kundër anti-semitizmit që konferencën e radhës ta bëjnë në Shqipëri teksa iu ka premtuar se nuk do të pendohen.

Edi Rama: Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj që nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë seç dini, por s’do të mërziteni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...