E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Gjyshërit të mbajnë radhën, t’i lënë mamatë të rrisin fëmijët e tyre”!

- Advertisement1-

Mjekja pediatre Lira Gjika, ka folur sot për marrëdhënien mes gjyshërve dhe prindërve në rritjen e fëmijëve, që në shoqërinë shqiptare është mjaft e ngushtë.

E ftuar mëngjesin në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, Gjika u shpreh se edhe pse gjyshërit janë të dashur dhe të mirë është e domosdoshme që ata të tërhiqen dhe t’i lënë prindërit të rrisin fëmijët e tyre.

- Advertisement -

Gjyshi dhe gjyshja duhet të mbajnë radhë sipas mjekes, në mënyrë që fëmija të krijojë një lidhje më të fortë me prindërit.

Ajo thekson se raporti mes nënës dhe fëmijës duhet fuqizuar!

“Kjo është gjëja më e keqe që ne bëjmë, prandaj jemi gjysmë pa edukatë. Ajo që ne kemi problem është se gjyshja thotë se unë e kam mjaltin e mjaltit, kjo shprehje që mirë është të hiqet nga fjalori se ngatërron shumë gjëra është shprehje jo e saktë. Gjyshet vërtet janë të mira dhe të domosdoshme , në raport më fëmijën janë gjithmonë më të qeta dhe më të duruara ndërsa raporti me nënën gjithmonë duhet fuqizuar. Është një konflikt i cili akoma nuk është zgjidhur te ne që nëna është e para dhe fëmija e do gjyshen. E para fëmija nuk di të dojë po mëson të dojë , fëmija i ka sytë nga nëna dhe babai po ndërhynë këta të tjerët dhe të jenë pozitivë fuqizojnë lidhjen nënë fëmijë. Është e domosdoshme që të fuqizohet kjo lidhje pasi aty ndërtohet besimi dhe siguria. Gjyshi dhe gjyshërit duhet të dinë vendin e tyre, të ruajnë radhën dhe të len prindërit të rrisin fëmijët”, thotë mjekja pediatre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...