Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë organizoi sot një aktivitet të veçantë dhe emocional, kushtuar gjeneratave që kanë dhënë aq shumë për edukimin e gjeneratave.
Në qendër të këtij organizimi ishin nxënësit e klasës 4/4, të cilët, së bashku me mësuesen e tyre, Valbona Thaçi – Bajçinca, pritën me shumë dashuri dhe respekt gjyshërit e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.
Aktiviteti u mbush me histori frymëzuese, përqafime të ngrohta dhe ndjenja mirënjohjeje që përcollën emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit. Gjyshërit ndanë kujtime nga fëmijëria e tyre, ndërsa fëmijët treguan dashurinë dhe admirimin që ndjejnë për ta.
“Gjyshërit janë heronj të vërtetë – ata nuk plaken kurrë në zemrat tona,” u shpreh mësuesja Valbona gjatë aktivitetit.