Gjysëm vjetori i parë i këtij viti shkollë do të jetë shumë i dëmtuar për shkak të grevës në arsim, ka vlerësuar njohësi i arsimit Rinor Qehaja.
Ai ka duke folur për orët e humbura për shkak të grevës, tha mësimdhënia do të jetë përshpejtuar për përmbledhur sa më shumë njësi mësimore dhe plan-programe.
“Mësimdhënia do të jetë e përshpejtuar me synimin për të përmbledhur plotë njësi mësimore sikurse edhe plan- programet. Në cilin do skenar ky gjysëmvjetor do të jetë shumë i dëmtuar nga këta një muaj jashtë procesit mësimor”, ka thënë Drejtori ekzekutiv i Institutit Edguard, Rinor Qehaja, në emisionin Info Nata në Tëvë 1.
Qehaja tha se orët e humbura duhet të kompensohen, por sipas vlerësimit të tij,nuk do të kenë ndonjë efekt.
“Dyshoj shumë se një orë të shtunave ose pushimeve mund ta zëvendësojë në plotni një orë të rregullt”, ka thënë ai.
Kryesia e SBAShK-ut të mërkurën i ka dërguar letër anëtarësisë, për të marr mendim nëse pajtohen për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.
Mësimdhënësit kanë kërkuar shtesë në pagë prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, ndërsa Qeveria nuk plotësuar këtë kërkesë, por ka ndarë 50 euro shtesë për tre muaj për të gjithë punëtorët në sektorin publik në kuadër të masës për përballim me inflacionin.